Kështu duket rruga “Rrustem Statovci” në Prishtinë çdo të diele.
Thasë me mbeturina kanë zënë rrugët ku kalojnë kalimtarët ndërmjet ndërtesave të banimit, dhe afër një autolarje.
Kështu është çdo vikend, ngase banorë dhe dyqanet përreth grumbullojnë mbeturinat dhe I lënë në rrugë që kompanitë e pastrimit të I marrin ato vetëm të hënën në mëngjes, pasi të dielën nuk punojnë.