Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus në komunën e Malishevës.Në mesin e të prekurve është edhe një fëmijë 1 vjeç.
Këtë për klankosova.tv e ka bërë të ditur vet kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.
“Në mesin e të prekurve është edhe një fëmijë 1 vjeçar i cili po trajtohet në Prishtinë. Pesë nga familjarët janë duke u trajtuar në infektivë ndërsa 15 të tjerë janë të vetizoluar në shtëpi”, deklaroi Begaj.
Begaj mes tjerash tregoi se janë në pritje për të testuar edhe 12 ose 13 familjarë të tjerë përshkak të kontaktit.