500 gr makarona
suxhuk djegës
¾ filxhan verë e bardhë
¾ filxhan ajkë për gatim
1 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle mustardë
10 gjethe borziloku
Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim.
Suxhukun qërojeni e skuqeni lehtë në tiganin ku keni ngrohur vajin e ullirit.
Shtojani verën e bardhë e vazhdojeni zierjen edhe për afro 5 minuta të tjerë.
Shtoni edhe ajkën për gatim dhe mustardën e ziejini edhe 2 minuta të tjera.
Hidhni edhe borzilokun dhe përziejeni mirë salcën e fituar.
Në fund shtoni aty edhe makaronat e ziera.
Shërbejini.meshije