Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka deklaruar se nga data 14 prill, do të vazhdojnë me masa shtrënguese të cilat do t’i caktojë komuna në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
Haziri në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se Zhegra nga sot nis procedurat lehtesuse që të dalë nga karantina.
Kryetari Haziri tha po ashtu se një person që mbrëmë ka ndërruar jetë shkaku i koronavirusit është nga Vrapçiçi i Gjilanit dhe se tashmë është bërë procedura e varrimit të tij me pranin e vetëm familjarëve të tij.
“Ne po vazhdojmë më masa shtrënguese në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e infeksionit te qytetarët tonë. Sot në fshatin Vrapçiç është varros një bashkatdhetari ynë i cili mbrëmë ka ndërruar jetà «. I njeri Zeqir Ismaili, 72 vjeç, i cili ka qenë për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas testimit me 25 mars, gjendja e tij ka qenë pa vështirësi dhe pa sintoma të rënda por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni ka shkaktuar efekte të rënda dhe ka ndërruar jetë…..Testet e djeshme kanë rezultu negativ për anëtarët tjerë që kanë kaluar këtë proces tashmë bashkëqytetari jonë në Zhegës është dhe trajtohet i shëruar. Ai ka dal për herë të tretë negativ dhe Altin Hasani nuk llogaritet më person që bartë infeksion, është i shëruar plotësisht. Ai dhe familja e tij e kanë kaluar vet izolimin si proces dhe Zhegra nga sot në masa lehtsuese fillon procesi i largimit të karantinës por nuk është akt që ndodhë menjëherë në mënyrë që gjatë vikendi përderisa në Vrapçiç vazhdon. Ne presim sot testet e fundit për familjen Ismaili dhe Shaqiri në Vrapçiq”, tha ai.
Ndërsa, Haziri b ëri të ditur se masat e izolimit nuk do të hiqen por vetëm do të plotësohen pas 14 prillit.
“Komiteti i emergjencave në komunën e Gjilanit, gjatë ditës do të bëjë pakon e re të masave dhe kohën e re të ndalim qarkullimit të lëvizjeve prej 14 marsit. Deri më 13 mars është e njëjtë prej orës 17:00 deri në 06:00, nuk lejohet qarkullim. Ndërsa, më 14 do të jetë orari i ri por nuk largohet, nuk ka relaksim të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, të mallrave dhe veturave, por nesër do të njoftoheni me këto kushte“, tha ai.