Luana Vjollca është një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar, shkruan OnAir.
Ajo sapo ka përfunduar një tjetër sezon mjaft të suksesshëm të emisionit të saj “Shiko kush luan”, por duket se nuk ka ndër mend që të pushojë. Tashmë Luana është duke e shfrytëzuar këtë kohë të lirë duke u marrë me një tjetër pasion të sajin që është muzika.
Në një nga postimet e saj më të fundit në Instagram, Luana shfaqet me një fustan të bardhë. Gjithashtu në këtë postim ajo ka zbuluar edhe titullin e këngës së saj më të re. Kënga do të titullohet “Një mijë vjet”.
View this post on Instagram
Së fundmi me anë të disa postimeve në instastory, ajo ka zbuluar se ka nisur tashmë me xhirimet për këtë këngë. Në njërën prej këtyre postimeve ajo shfaqet në një skenë në plazh.
“Ëndërra po bëhet realitet” ka shkruar Luana në foto.