Real Madrid ka arritur edhe një fitore në kuadër të International Champions Cup.
Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve në stadiumin MetLife kundër Romës me rezultat 2-1.
Pas takimit ka folur trajneri Julen Lopetegui, i cili ka lavdëruar ekipin për fitoren në takimin miqësor.
“Askush nuk e hedh prapa shpinës ekipin, ata japin më të mirën për klubin. Bale është një lojtar i shkëlqyeshëm, por është i tërë ekipi që duhet të ec para. Gareth është duke luajtur shumë mirë dhe jam i bindur se do të bëjë një sezon të mirë”.
Ai ka thënë se uellsiani nuk duhet të mbajë peshën e ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.
“Unë nuk mendoj se dikush duhet të mbajë peshën e dikujt, ai duhet të japë më të mirën. Bale është një lojtar i madh, nuk më pëlqen të bëj krahasime ose nëse duhet të mbajë peshën e lojtarëve të tjerë”.
Spanjolli është ndalur edhe te shkrimet e fundit rreth largimit të Mateo Kovacicit, i cili u raportuar se do të transferohet te Chelsea.
Pas kësaj, Reali deri më tani ka gjashtë pikë në këtë turne gjersa Roma tre sosh.