Përbërësit:
1 pako petë lazanje
1 qepë
2 karota
1 degë selino
2 speca
2 kunguj
2 domate
Borzilok
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në pak vaj ulliri. Shtojmë aty karotën dhe selinonë dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Presim në kubikë të vegjël kungujt, specat dhe domatet dhe ja shtojmë masës së mbushjes. Hedhim borzilokun dhe, nëse nevojitet, pak vaj ulliri. Ziejmë përgjysmë petët e lazanjës. Në tavën që do ta pjekim shtojmë pak vaj ulliri dhe shtrojmë një shtresë të petëve të lazanjës. Hedhim gjysmën e masës së mbushjes, vijojmë me petët dhe sërish mbushje. Shtresa e tretë do të jetë sërish petë lazanje dhe, në fund, salcë beshamel. E pjekim për rreth 30 minuta në furrën e parangrohur!