Përbërsit:
1 lakër
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Për salcën:
4 lugë gjelle gjalpë
1 lugë hudhër pluhur
1 lugë gjelle lëng limoni
kripë dhe piper i zi
piper i kuq i bluar
Furrën ngroheni në 200 gradë.
Lakrën pastrojeni e ndajeni në tetë (8) pjesë të barabarta.
Copët e lakrës lyejini mirë me vaj ulliri në të dyja anët, pastaj kriposini e spërkatini me piper të zit ë bluar.
Pastaj, këto vendosini në tavën e mbulur me letër pjekjeje.
Piqini në njërën anë për 20 minuta, pastaj rrotullojini në anën tjetër dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 20 minuta të tjera. Do ta kuptoni se lakra është pjekur mjaftueshëm, kur ajo të ketë marrë një ngjyrë të bukur të kuqrremtë.
Gjalpën vendoseni të shkrijë në enën përkatëse. Shtoni hudhrën dhe trazojeni derisa masa të marrë një ngjyrë të artë. Pastaj largojeni enën nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit dhe piper të kuq të bluar.
Përziejeni mirë dhe këtë salcë zbrazeni në mënyrë të barabartë mbi lakrën e pjekur.meshije