Kosova si edhe shumë vende të tjera të botës, po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19.
Tani për tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 125, ku 13 prej raste të fundit u konfirmuan pak më parë.
Rastet e fundit pozitive ishin rast kontakti, 11 prej tyre të me vendbanim në Topanicë, një me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.
Por Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka dhënë edhe një lajm të mirë, ku numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus ka shkuar në 10.