Listat e veteranëve që konsiderohen se në mënyrë të rrejshme kanë fituar pensionet e luftës kanë shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.
Pas situatës së krijuar disa persona kanë hequr dorë nga statusi i veteranit të luftës që u jep atyre benificione financiare.
Doktori Mazllom Smajli tha për RTV Dukagjinin se degradimi i luftës së UÇK-së, është arsyeja pse ai ka hequr dorë nga statusi i veteranit të Luftës.3