Në datë 20 Maj, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri do të performojë në “Eurovision” duke përfaqësuar Shqipërinë, shkruan OnAir.
Ajo do të performojë këngën e saj “Karma” dhe do të jetë një performancë në gjuhën shqipe. Krahas provave intensive për të pasur një performancë sa më të mirë në këtë festival, këngëtarja ka pasur edhe vizita të shpeshta në Kosovë.
Kjo për shkak të faktit se veshjet e saj ua ka besuar dizejnatorëve këtu. Për veshjen e saj gjatë performancës do të përkujdesen “Kujta & Meri”, ndërsa për veshjen e saj në tapetin e kuq Valdrin Sahiti.