Përbërsit:
3 vezë
10 gr tharm buke
400 ml qumësht
1 gotë sheqer
½ gotë vaj
afro 1 kg miell
marmelatë shege
Plus:
1 të kuq i vesë
Tharmin e bukës e fermentojmë me gjysmë gote qumësht të vakët.
Të gjithë përbërësit për brumin i bëjmë bashkë . Shtojmë edhe tharmin e fermentuar dhe nisim e bëjmë një brumë të butë, që nuk ngjitet për duarsh.
Brumin e mbuluar me folje plastike e lëmë të pushojë një orë. Pastaj e ndajmë në kulec, të cilët i tëhollojmë në madhësi të shuplakës së dorës.
Në mes të secilës petë hedhim një lugë të vogël marmelatë shege dhe mbështjellim kiflet.
Pas kësaj, secilën kifle e lyejmë me të kuqin e trazuar të një veze dhe e spërkasim me sheqer.
Kiflet e gatuara kështu piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë (derisa të marrin ngjyrë të kuqe të mbyllur)