Tashmë është kthyer në traditë që mbrëmjet e të shtunave ti kalojmë nën shoqërinë e një programi që na argëton si edhe na informon rreth temave të ndryshme, shkruan OnAir.
Një program i tillë është pikërisht “Oxygen” i cili transmetohet në “Klan Kosova”.
Në këtë puntatë do të jetë i ftuar këngëtari i mirënjohur Vlashent Sata, i cili do të rrëfejë shumë gjëra rreth karierës së tij. Ai gjithashtu do të ndaj me publikun se cila ka qenë kënga më e vështirë për tu shkruar.
Gjithashtu e ftuar do të jetë edhe aktivistja Shpresa Loshaj. Në këtë intervistë ajo do të shpjegojë më konkretisht se çfarë po ndodh me hidrocentralet në Kosovë.
Në këtë puntatë nuk do të mungojnë as lojërat argëtuese, si edhe performancat live.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: