Motrat Mustafa janë ndër këngëtaret e njohura dhe të dashura nga publiku. Me zërin e veçantë dhe stilin e tyre, ato janë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës popullore.
Sikurse edhe pjesa tjetër e estradës, edhe motrat nga Mushtishti janë mjaft aktive në rrjetet sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga jeta profesionale dhe private.
Së fundmi ato kanë hedhur në Instagram një video ku shihen duke u argëtuar e duke kënduar.