Me fillimin e verës janë shtuar edhe pushuesit nëpër bregdetin shqiptar, por edhe rastet e atyre që kanë humbur jetën në valët e detit.
Ditë më parë është raportuar edhe për viktima, e kjo po dyshohet se po ndodh pasi në shumicën e plazheve shqiptare po mungon roja bregdetare.
Në vendet, të cilat janë të destinuara për rojet bregdetare, shihen duke lozur fëmijët.