Të lumtur pranë njëri-tjetrit Sinan Hoxha këngëtari i pëlqyer i estradës sonë në vitin 2015 i dha fund beqarisë, duke u martuar me bukuroshen Andrra Destanin.
Sinani dhe bashkëshortja e tij, Andrra, janë njëri ndër çiftet më të pëlqyer, e më të folur të estradës. Andrra e Sinani,janë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, të cilët ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre, me ndjekësit që ata i kanë.
Së fundmi, Andrra në llogarinë e saj Instagram, ka postuar një fotografi bashkë me Sinanin, të cilët po duken shum bukur. E veshur me një fustan mjaft elegant, e flokët e kapura, Andrra po duket shumë e lumtur në krah me bashkëshortin e saj. Kujtojmë se, Sinani e Andrra janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Ansi.