Në emisionin më të ri humoristik “Veç Kesh” që transmetohet në kanalin “ATV”, një nga rubrikat më të pëlqyera është ajo e kamerave të fshehta, shkruan OnAir.
Kamera e kësaj rradhe ishte e përqëndruar pikërisht në kryeqytet, Prishtinë. Dy të rinj në dukje me probleme fizike kërkonin ndihmën e qytetarëve për të hapur një shishe uji. Qytetarët nuk ishin në dijeni që shishja ishte bërë kastile për mos tu hapur dhe se të rinjtë në të vërtetë nuk kishin asnjë problem.
Vlen për tu theksuar se ata që ranë pre e kësaj kamere të fshehtë e morrën me shumë sportivitet kur e zbuluan të vërtetën.
Për më shumë ndiqni videon më poshtëË