Kreu i LDK-së Isa Mustafa pak më parë ka dal nga takimi që ka mbajtur me anëtar të kryesisë dhe këshillit drejtues të partisë së tij, për të parë siç ka thënë ai disponimin e tyre në lidhje me formimin e një qeverie të re në mes të LDK-së, AAK, Nisma’s dhe AKR-së.
Biseduam me bashkëpunëtor se me LDK- në pyetjen që unë kam shtruar se nëse përmbushen të gjitha kushtet jokushtetuese dhe na ofrohet e drejta e mandatit që ne si pari e dytë e dal nga zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit të kaluar ta bëjmë qeverinë atëherë se cila janë rrugët më të mira.
“Në këta takim konstatuam se kemi marrë një përkrahje të 108 anëtarëve për mundësinë e koalicionit në mes të AAK-së Nismës dhe AKR-së dhe dy grupacioneve të subjekteve jo shumicë. 6 vota kanë qenë kundër 10 s’kanë marrë pjesë në votim. Të tjerë nuk kanë shpreh interesim.
Në parti duhet të vlerësohen qëndrimet edhe kundër, tani një përkrahje të tillë e kemi, kjo nuk do të thotë se ne e kemi vendimin për koalicion sepse koalicion do të kemi vetëm në momentin kur vlerësohet se janë arritur mundësitë kushtetuese”, tha Mustafa.
Ai ka shtuar tutje se deri atëherë presin që Vetëvendosje të përcaktohet për dorëzimin apo jo të mandati.