“Mami mos ik” – Infermierja shqiptare që shkoi në Itali rrëfen ndarjen nga i biri.Para disa ditësh 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Alma Bashvogli, një mjeke nga Peqini, është një prej tyre.
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ajo ka treguar pse pranoi t’i bashkohet grupit të mjekëve që shkuan në Itali, ndarjen nga djali 3 vjeçar, si nuk iu tha prindërve e shumë të tjera.
Bashvogli ka treguar se momenti më i vështirë për të ka qenë përqafimi me djalin 3 vjeçar teksa po shkonte në aeroport dhe ai insistonte “Mami mos ik në punë”.
Intervista– Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.– Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.– A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?