Përbërësit për një person:
▪ 2 vezë
▪ 1 lugë vaj
Përgatitja:
Ngroheni tiganin, qitni vaj dhe thyeni vezët në tigan.
Fërgoni në zjarr të madh rreth dy minuta, pastaj zvogëloni zjarrin dhe me lugë qiteni vajin sipër të verdhës së vezës.
Mbulojeni me kapak dhe piqeni edhe dy minuta.
Vezët do të lirojnë lëngun, ndërkaq sipër të verdhës së vezës do të futen cipat e të së bardhës.