Një qytetar në Britani ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur të parandalojë vjedhjen e një motoçiklete të parkuar në lagjen e tij.
Në videon e publikuar më poshtë të filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet një veturë ngjyrë hiri e tipit Ford Fiesta duke u ndalur para dy personave me helmeta në kokë, që po tentonin të vidhnin një motoçikletë
Megjithatë ai rikthehet pas pak sekondave duke lëvizur me shpejtësi të madhe nga pas, dhe pa u menduar dy herë ua përplas motoçikletën hajnave me të cilën kishin ardhur të vjedhin një motoçikletë tjetër.
Ky veprim i qytetarit bëri që ata të dorëzohen dhe largohen nga vendi i ngjarjes duarthatë. Ai është duartrokitur nga shumë bashkëqytetarë, për trimërinë dhe këmbëngulësin që t’i ndalë ata të kryejnë një vjedhje