Gonzalo Higuain thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Chelsean, por kërkon një pagë të lartë, si dhe një bonus nga Juventusi.
Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Bianconerët pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.
Skuadra nga Liga Premier po afrohet afër emërimit Maurizio Sarri si menaxheri i tyre i ri, njeriun nën të cilin El Pipita ka shijuar sezonin e tij më të mirë në Serie A.
Argjentinasi do të dëshironte një pagë prej së paku shtatë milionë euro neto për sezonin, duke pasur parasysh se ai fiton 7.5 milionë euro në vit në Torino.
Ndryshe, Pipita u transferua në vitin 2016 nga Napoli për një shifër prej 94 milionë eurosh ku për dy sezoni ka bërë 105 paraqitje dhe ka shënuar 55 gola.