Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar projekt rezolutën e Grupit Parlamentar të AAK-së, për ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel, derisa të bëhet liberalizimi i vizave.
Haradinaj në një konferencë për media, theksoi se është njoftuar për këtë nga GP i AAK-së dhe e respekton një gjë të tillë. Por thotë, se nuk do të vijë fare puna deri aty, pasi që në ditët në vijim pritet një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, sa i përket liberalizimit.