Kamerat e sigurisë i filmuan katër hajna që u angazhuan së bashku, që të vjedhin një enë me rreth 300 euro, të mbledhura për fëmijët me nevoja të veçanta.
Të njëjtit, janë të njohur si shkelës të rendit dhe hajna nëpër lokale të ndryshme.
Hera e fundit kur ata hynë në kafene dhe u shtirën sikurse duan të porosisin ushqim, i ka dëmtuar organizatën bamirëse që ka vënë pika mbledhëse të parave në lokale të ndryshme.