Frashër Krasniqi ishte i ftuar në emisionin Personale i cili transmetohet në RTV Dukagjini
Deputeti Krasniqi ka folur për rrahjen që ai bëri në një studio televizive, me deputetin Milaim Zeka.
“Nuk jam krenar për veprimin ndaj Milaim Zekës. Ndjej keqardhje ndaj qytetarëve të Kosovës, pasi politika duhet të zhvillohet përmes debateve, e jo përmes dhunës, sidomos asaj siç ka ndodhë”, shprehet ai.
Sipas deputetit të PSD-së, ky ishte veprimi i parë i tij i dhunshëm në jetë, që nga periudhe e fëmijërisë.
“Rrahjen e kam bërë për herë të parë në jetë. Prej vegjëlisë deri tash asnjëherë më parë nuk i kam mëshuar dikujt me boks”, shprehet Krasniqi, i cili sqaron se e gjitha ka ndodhur në momente të vështira dhe se ishte i provokuar, duke shtuar se as kjo nuk e arsyeton veprimin e tij.