Ambasadori i ri zviceran në Gjermani përjetoi një fillim jo edhe aq të mbarë të punës, por megjithatë ai pa anën qesharake të kësaj situate.
Paul Seger ishte duke xhiruar mesazhin e tij mirëpritës kur gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.
Menjëherë pasi ai shprehi dëshirën e tij që ambasada e Zvicrës në Berlin të jetë “shtëpia e miqësisë”, fryma rrëzoi flamurin gjerman dhe atë zviceran, që qëndronin prapa tij.
Ambasada nuk provoi që ta fshehë incidentin, madje edhe publikuan videon në rrjete sociale.