Genc Prelvukaj dhe Eni Kocin sërish kanë arritur që me bashkëpunimin e tyre të kapin majat e suksesit, madje duket që edhe bashkëpunimi i tretë do të ketë fatin e njejtë sikurse edhe dy këngët e kaluara, shkruan Onair
Ata kohë më parë kanë publikuar këngën e tyre me titull “Harrove” dhe kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm duke arritur kështu afro 3 milionë klikime.
Për muzikën dhe tekstin janë kujdesur vet çifti në fjalë, ani pse fabula flet për një dashuri pa fund të lumtur, Genc dhe Eni po jetojnë një histori të bukur dashurie.
“Lot nëpër tinguj je vuajtje në damar, se në rrugët me kalldrëm vendin ku u shamë u përlamë u ndamë e kurrë nuk u pamë” janë vetëm disa rreshta nga ky projekt i çiftit./OnAIR