Futbolli sjell emocione te çdo person, e kur merr edhe karakter nacional, ai bën bashkë të gjithë duke përjetuar të njëjtin ankth kur luan ekipi i tyre.
E këtë përjetim edhe pse nuk e solli kombëtarja e Shqipërisë apo e Kosovës, e sollën futbollistët shqiptarë të Zvicrrës.
Hoxhë Elvis Naçi këtë ndeshje e këtë fitore e shijoi në maksimum duke u ndjerë krenar për suksesin lojëtarëve shqiptarë që shënuan dy gola kundër Serbisë.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale uroi e pati një mesazh duke e shprehur gëzimin e tij.