Daim Lala është emër i suksesit, ai me projektet e tij gjithmonë ka arritur të bëjë përvete shumë fansa, shkruan Onair
Nuk ka të bëjë fare me zhanrin e muzikës që ai këndon në çdo zhanër ai ka treguar se është shumë i suksesshëm, madje baladat që ai sjell kanë arritur për kohë rekord të rikthehen në super hite.
Duke bashkëpunuar tash e sa kohë me produksionin Vizioni Libonia këngëtari ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Lutem” ky projekt i këngëtarit i përket zhanrit baladë dhe i dedikohet ndjenjës më të bukur dashurisë.
Pritet që edhe kjo këngë si shumë projekte paraprake të këngëtarit të arrijë të prekë majat e suksesit duke kapur miliona klikime në YouTube./Onair