Gjithnjë, një nga dëshirat më të mëdhaja të njerëzimit ka qënë eksplorimi, qoftë ky i tokës, oqeaneve dhe pse jo edhe hapsirës. Me sa duket, tanimë në kohët moderne, avancimet teknologjike e kanë bërë akoma edhe më reale këtë dëshirë e sidomos udhëtimin nëpër kozmos. Një nga planetet në të cilët është bërë më shumë punë, është ai i Marsit. Kërkimet shkencore rreth tij dhe eksplorimet në të janë bërë gjithnjë e më të shumta. E afërt duket dita në të cilën edhe njerëzit e thjeshtë do të jenë në gjendje ta vizitojnë këtë planet, shkruan OnAir.
Një prej këtyre personave fatlum që do të jetë ndër të parët që do e përjetojë këtë eksperiencë është edhe Benet Nura. Gjithashtu ai është edhe shqiptari i parë që do ta ketë këtë mundësi. Beneti ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje me skype në “Alarm”, emisionin e mëngjesit që transmetohet në stacionin “ATV”.
Ai ndau me teleshikuesit ndjesitë e tij rreth këtij fakti dhe gjithashtu disa plane të tij se çfarë ka në mëndje të bëjë në momentin që do të mbërrijë në planetin Mars.