Ditën e sotme, shitësit ambulantë përgjatë vijës bregdetare të qytetit të Durrësit, kanë dalë sërisht në protestë përpara bashkisë së këtij qyteti, shkruan OnAir.
Ata thonë se është hera e parë ndër këto vite që një aksion për largimin e tyre po ndërmerret. Gjithashtu ata tregojnë se pagujnë taksat në mënyrë të rregullt.
Shitësit shprehen se do të vazhdojnë me protestat e tyre deri në momentin që do marrin një zgjidhje për këtë problem. Kjo pasi muajt e sezonit të verës janë e vetmja periudhë kur ata mund të sigurojnë një rrogë minimale.