Përbërësit:
1 vezë
1 banane
100 gr gjalpë
50 ml kos
100 gr hurma
220 gr miell misri
100 gr miell gruri
Furrën ngroheni në 180 gradë.
Hurmave largojuni bërthamat dhe prisni në copa të imëta. Bananen qërojeni dhe shtypeni me pirun.
Njëkohësisht shkrini gjalpën.
Pastaj në një enë hidhni të gjithë përbërësit gradualisht dhe formoni një brumë të butë që nuk të ngjit në duar.
Nga ky brumë, krijoni toptha të vegjël, të cilët i rendisni në tepsinë ku do të piqen.
Piqen për 15-20 minuta në furrën e parangrohur.
Ju bëfshin mirë.
PS. Në vend të hurmave mund të përdorni edhe fruta të tjera./Meshije