Ka disa vite që autori dhe moderatori Besim Dina ka startuar me formatin televiziv OXYGEN, shkruan OnAir
Dhe pavarësisht që kanë kaluar shumë vite ai ka arritur që bashkë me stafin realizues të këtij emisioni të qëndrojnë në piedestalin më të lartë duke arritur rekorde të shikueshmërisë.
Edhe këtë vit ka startuar një sezon të suksesshëm me plot mysafirë të veçantë të cilët për herë të parë kanë arritur që të rrëfehen edhe për ngjarje që nuk e keni dëgjuar më herët.
Madje kësaj radhe ai ka vendosur të ironizojë me ata që duan vetëm klikimet.