Zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të shkaktonte tragjedi dhe pasoja të mëdha.
Kështu është shprehur njohësi çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu, i cili në emisionin Kontakt me Driton Siqecën, ku ka folur gjatë për idenë e shkëmbimit të territoreve, apo korrigjimin e kufijve, siç po quhet nga presidenti Hashim Thaçi
Sipas tij, një marrëveshje me Serbinë është e pamundur duke u bazuar në përvojat historike. Baraliu shton se e vetmja zgjidhje është zbatimi i Kushtetutës.
E për gjendjen aktuale në vend, Baraliu, fajin u’a lë subjekteve politike, pasi sipas tij interesat partiake i hedhin para interesave të qytetarëve.
Ndërkaq, kritikoi edhe Bashkimin Evropian duke i konsideruar si të papërkushtuar dhe të papërgjegjshëm në qëndrimet e veta rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve, pasi këto qëndrime të palëkundshme për rreth dy dekadave, tashmë i ka shkelur dhe po i injoron.