Arben Sadiku i lindur ne Siboc ne vitin 1972. I rritur në një familje të arsimuar dhe patriotike. Aktualisht pjestar i Policisë Ushtarake të FSK-së. Baba i dy fëmijëve Vetimës dhe Diellit. Me shkrime kam filluar të mirrem qysh nga rinia e hershme por që asnjëherë nuk kam botuar asnjë nga shkrimet e mija. Kryesisht i kam ndarë me miqtë e mi. Me insistimin e disa nga miqëve te mi këtë herë vendosa që disa nga qindra poezi që kam të shkruara t’i përmbledhi në librin tim të parë të titulluar “Zgjohem me Shpresën” me rreth 80 peozi të shkruara kryesisht majin e 2018. Brendësia dhe realiteti ndoshta janë krejtësisht të ndryshme, por të shkruara me një gjuhë pak më të “vrazhdë” se ajo që në realitet e përdori. Mbetet të vlerësohet nga ata lexues që do ta kenë mundësinë ta lexojnë librin tim të parë. Me respekt Arben Sadiku-Bengji