Modelja me origjinë shqiptare Angela Martini ka publikuar në rrjete sociale disa video ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj Dragos.
Ajo ka ndarë me ndjekësit momente të ëmbla ku janë duke kërcyer dhe duke u puthur me njëri-tjetrin. Kujtojmë që çifti disa muaj më parë bëri një dasmë në Las Vegas ku i thanë “po” njëri-tjetrit.