500 ml pana ëmbëlsirash
100 ml lëng limoni
250 gr sheqer
6 të kuq të vesë
2 lëvore limoni
Me metodën banjomari rrahini të kuqtë e vezëve derisa të përfitoni një masë kremoze me ngjyrë të verdhë të çelur.
Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe vazhdoni me përzierjen derisa të trashet masa.
Ftoheni.
Pananë për ëmbëlsira miksojeni dhe shtojeni tek masa e ftohur me të kuq të vezëve.
Shtojani edhe lëvoren e grirë në rende të dy limonëve. Jepini edhe një përzierje të mirë dhe vendoseni që të ngrihet në frigorifer.