Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe Stacionit “qendra” Të Policisë.
Kjo në shenjë proteste ndaj dhunës ndaj grave si dhe mos përgjigjes në kohë të organeve të rendit, si në rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, kur Pjetër Ndrecaj i mori jetën ish-gruas dhe vajzës së tij me armë zjarri.