Eni e “pakujdesshme” Sot dita për këngëtaren shqiptare, Eni Koçin nuk ka filluar mbarë. Ajo ka pësuar një aksident.
Këngëtarja 21-vjeçare këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj “Instagram”.
Mbi fotografinë ku shihet se e ka lidhur plagën, Eni ka shkruar “Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes”. Kujtojmë se projekti i fundit i Eni Koçit është “Jemi dashtë” i publikuar 3 muaj më parë dhe deri më tani ky projekt ka grumbulluar afro 2 milionë klikime në “Youtube”.