Dita e 29-të e këtij muaji (Qershor) do të jetë njëra ndër më të rëndësishmet për modelen shqiptare dhe hokeistik çek.
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl me këtë datë do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë dhe festa madhështore, ftesat e të cilës janë zbuluar, po afrohet.
Është këngëtarja shqiptare ajo e cila mezi po pret që ta kurorëzoj dashurinë e saj prandaj ka nisur numërimin e ditëve. Mbrëmë ajo e ka publikuar një foto të cilën e ka shkëputur nga ‘albumi i fejesës’ dhe ka njoftuar të gjithë se kanë mbetur edhe 24 ditë deri në dasmë.
Afërdita madje ka ditë që po feston ditët e mbetura të beqarisë dhe ndejat e organizuara në bazë të imazheve të publikuara po konsiderohen të ‘çmendura’. Ka vite që dyshja janë në lidhje dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.