Afërdita Demaku është këngëtarja që pëlqehet shumë nga publiku.
Ka vite që është prezente në skenë, e që nga paraqitja e parë ka arritur të bëjë për vetë një numër të madh fansash.
E sot është një ditë e veçantë për të dhe vajzën e saj Donën, pasi që nënë e bijë festojnë ditëlindjen se bashku në të njëjtën ditë.
Por ky vit i ka gjetur të ndara e larg njëra-tjetrës.
Siç dihet vajza e saj studion në Amerikë, ndaj Afërdita e uron me plot emocione:
“Ditëlindjen time dhe tënde edhe sot do ta festojmë ndaras, ❤️ jeme Dona!
Edhe pse jemi tepër larg, na ndan një oqean, zemrën dhe shpirtin i kemi bashkë.
Më shumë sesa afërsia fizike, familjen e mban bashkë afërsia shpirtnore.
Dona çika jeme, nga ❤️ të uroj ditëlindjen e të dëshiroj shëndet e mbarësi në të gjitha sfidat e jetës!!
Lutem qe sa me shpejt të përfundojë edhe kjo pandemi e të na kthehesh në shtëpi.
https://www.instagram.com/p/B-bvYCKplYL/?utm_source=ig_embed