Prej disa ditësh tashmë janë miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, shkruan OnAir.
Masat e reja në fakt janë shumë më të lehta në krahasim me ato që ishin në fuqi deri para disa ditëve. Tashmë maskat nuk janë të obligueshme për tu mbajtur në ambientet e jashtme, orari i punës për bizneset e gastronomisë është zgjatur deri më 23:00 dhe është hequr kufizimi i lëvizjes.
Këto masa duket se kanë ndikuar për mirë edhe te qytetarët sidomos në aspektin psikologjik të tyre. Siç duket edhe në videon më poshtë, shumë prej tyre shprehen mjaft optimist për përmirësimin e situatës. Gjithashtu duket se të rinjët kanë filluar që të bëjnë plane të ndryshme për verën.