Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli e ka ngritur si çështje urgjente në Kuvendin e Kosovës, problemin e bashkatdhetarëve.
Ai ka thënë se më e p akta që mund të bëjnë deputetët është që të u’a lehtësojnë procesin e ardhjes. Topalli tha se duhet vullnet politik për të zvogëluar pritjet e gjata në kufi.
Ai ka shtruar në diskutim një Rezolutë. Kjo Rezolutë do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018.
Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për të zbatuar Rezolutën. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të mos politizohet kjo çështje të vazhdojnë punën me grupet parlamentare dhe të me MPB-në, për të vazhduar me këtë Rezolutë.