Gresa Behluli nuk po ndalet së postuari foto të dasmës në rrjetin e saj në Instagram.
Nuk ka shumë ditë që kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, duke organizuar kështu një dasmë madhështore.
E kemi parë Gresën me vello e me veshje të shumta tradicionale, por ka diçka që Gresa nuk ka arritur të na prezantojë.
Duke kombinuar çdo herë modernen me tradicionalen Gresa na prezanton me veshjen që i ka mbetur pikë ta vesh, e që këtë merak e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Është kjo veshja kombëtare me motive të veshjeve të Shqipërisë së Jugut, që sipas Gresës një nuse nuk është tipike shqiptare pa veshjet tradicionale.